Festohet 50 vjetori i shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc (video)
Lokale

Festohet 50 vjetori i shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc (video)

09.May.2018 19:13
0
Me moton "50 vjet Arsim" shkolla e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc kremtoj ditën e shkollës me një program të mbajtu në ambientin e shtëpisë së kulturës.

Drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” Zejni Fejzullahu përshëndeti të gjithë të pranishmit në përvjetorin jubilar të kësaj shkolle si dhe ndahu mirënjohje për të gjithë profesorët e gjeneratës së parë të cilët kanë punuar në këtë shkollë, shkruan Titulli.com

“Shkolla e mesme “Sezai Surroi” kremton 50 vjetorin e hapjës së paraleleve të para në gjuhë shqipe si dhe feston 45 vjetorin e pavarsimit të shkollës nga gjimnazi i atëherëshëm “Skenderbeu” në Preshevë. Sot në mesin tonë gjenden profesorët e gjeneratës së parë të cilët punuan në gjimnazin në paralelet e ndara në Tërnoc” u shpreh Fejzullahu.

Me ane të një telegrami urimi znjonja Hadije Surroi Morina, bisa e tw cilit mbanw emrin shkolla e mesem uroi për kremtimin e 50 vjetorit të shkollës.

“Në pamundësi për të qenë prezente sot në kremtimin e ditës së shkollës ju uroj të gjithëve këtë ditë”, e lexoi telegramin e sajë para të pranishmëve Esra Aqifi.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në fjalimin e tij i përshëndeti të gjithë të pranishmit si edhe ua uroi ditën e kësaj shkolle dhe kujtoi problemet e shumta në fushën e arsimit të cilat i kishin gjeneratat e para të kësaj shkolle si dhe vështirësit të cilat janë sot.

Për të bërë më të begat kremtimin e ditës së shkolle, nxënësit shpalosën një program të begatëshëm si artistik njëkohësisht edhe letrarë. /Titulli.com/

Seancë solemne për ditën e Evropës dhe komunës së Bujanocit, mirënjohje për BE-në
Komunalia me plan për ueb-faqe informuese, mungesë e ujit të pijshëm në Bujanoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration